Zjarr në një shtëpi në qendër të Kumanovës
- Tre automjete zjarrëfikëse dhe nëntë zjarrëfikës mbrëmë kanë shuar zjarrin në bodrumin e një shtëpie familjare në qendër të Kumanovës, njoftuan sot nga Qendra rajonale për menaxhimin me kriza. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 23, ndërsa është shuar në orën 05:45 të mëngjesit.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:53, 18 shkurt, 2025

Kumanovë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Tre automjete zjarrëfikëse dhe nëntë zjarrëfikës mbrëmë kanë shuar zjarrin në bodrumin e një shtëpie familjare në qendër të Kumanovës, njoftuan sot nga Qendra rajonale për menaxhimin me kriza. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 23, ndërsa është shuar në orën 05:45 të mëngjesit.
"Nga flaka është kapluar pjesa e bodrumit të objektit në rrugën 'Pero Çiço'. Është shkaktuar dëm material, ndërsa shkaku i zjarrit do të konfirmohet", njoftojnë nga QRMK.
Edhe sot një ekip zjarrëfikës ka intervenuar aty. Nga zjarri, siç njoftojnë NJTZ Kumanovë janë përfshirë edhe tubat plastike për ujësjellës, që kanë shkaktuar derdhjen shtesë të ujit.
Nga fillimi i vitit deri tani ka pasur disa zjarre të objektve, shtëpi familjare. Sipas të dhënave të njësitit zjarfikës, nga fillimi i këtij vitit, deri tani ka rreth 50-të zjarre gjithsej, përqindja më e madhe në ambient të hapur. qa/bsh/
Foto: MIA