Zjarr afër kazermës në Gjorçe Petrov, shtëpi të djegura në orman dhe Vollkovë, janë angazhuar pjesëtarë të Armatës dhe kanaderë grekë
- Në territorin e shtetit deri në orën 18:00 janë evidentuar gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 21 janë aktive, ndërsa 4 janë shuar, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Armata, me angazhim të gjithsej 63 pjesëtarëve, merr pjesë në mënyrë aktive në shuarjen e zjarreve në disa pozicione, ndërkaq pas kërkesës së QMK-së, kanaderët grekë tashmë po veprojnë ndaj zjarrit afër fshatit Nikoliq, në afërsi të Dojranit, ës bashku me dy ekipe zjarrfikëse greke.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:41, 9 korrik, 2025
Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Në territorin e shtetit deri në orën 18:00 janë evidentuar gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 21 janë aktive, ndërsa 4 janë shuar, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Armata, me angazhim të gjithsej 63 pjesëtarëve, merr pjesë në mënyrë aktive në shuarjen e zjarreve në disa pozicione, ndërkaq pas kërkesës së QMK-së, kanaderët grekë tashmë po veprojnë ndaj zjarrit afër fshatit Nikoliq, në afërsi të Dojranit, ës bashku me dy ekipe zjarrfikëse greke.
Prioritet është zjarri afër kazermës Gjorçe Petrov, ku janë angazhuar 60 pjesëtarë, në fshatin Nikoliq janë sistemuar 60 pjesëtarë, në Kriva Pallankë po veprojnë 30 pjesëtarë, ndërsa një ekip nga Mbrojtja Bërthamore Biologjike Kimike (MBBK) është angazhuar në zjarrin në Vizbeg.
Er traktori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim po vepron në kriva Pallankë, përderisa helikoipteri i MPB-ë është nisur drejt fsshatit Orman, komuna Gjorçe Petrov.
Në komunën Makedonski Brod janë tre zjarre aktive. Mes fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Sllatinë po digjen shkurret dhe pylli i degraduar me lisa, afër fshatit Samokov është djegur materiali ndezës, përderisa afër fshatit Ramne po digjet vegjetacion i ulët, por është zgjeruar nga fabrika Samokov.
Tre zjarre janë aktive edhe në komunën Gjorçe Petrov. tek fshatrat Orman dhe Vollkovë janë djegur shtëpi, zjarre ka edhe në varrezat prapa kazermës, përderisa në oborrin afarist po digjet vegjetacioni.
Në komunën Çashkë nën Kokën e Selanikut ka zjarr malor nuk nuk ka flakë aktive, por tym nga pjesa shkëmbore.
Mes fshatrave Bllacë dhe Çuçer, në komunln Çuçer Sandevë po dogjet vegjetacion i përzier dhe i ulët, në komunën e Dojranit afër fshatit Nikoliq po dogjet pylli me drunj të ulët.
Në komunën Shuto Orizarë po dogjet deponia, në komunën Koçan - Oogovë (pylli) dhe në Komunën Petrovec - f.Kozhle (pylli).
Bari i thatë, vegjetacion i degraduar po dogjet në Radihan, në Jurumleri në Komunln Gazi Babë vegjetacion i ulët, njejtë si edhe në Komunën Saraj afër f. Semenishtë.
Në komunën Nagoriçan i Vjetër, afër fshatrave Nagpriçan i Ri dhe Kleçovc po digjet vegjetacion i degraduar i ulët, përderisa në lagjen Llozanovë, në komunën Kriva Pallankë pyllidhe vegjetacioni i ulët në Komunën Tetovë - Zhelinë, afër fshatit Llarcë.
janë shuar katër zjarre, në fhsatin Lubanci, Komuna e Butelit, ku po digjet vegjetacioni i ulët, si dhe në komunën Nagoriçan i Vjetër. Zjarri në Komunën Demir Hisar - Novo Sellë, ku po digjet një objekt ndihmës - hambari me bar të thatë në fshatin Veellçan. ab/
Foto: МIА