• e hënë, 01 korrik 2024

ZGJEDHJET2024/Petruhevsski për idenë e BDI-së për president të shtetit thotë se VMRO-DPMNE nuk bisedon dhe nuk negocion nën shantazhe

ZGJEDHJET2024/Petruhevsski për idenë e BDI-së për president të shtetit thotë se VMRO-DPMNE nuk bisedon dhe nuk negocion nën shantazhe

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski sot në konferencë për shtyp në selinë e partisë tha se BDI, në mungesë të argumenteve dhe projekteve reale dalin me kërkesa nacional - romantike, siç është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend.

"Qëndrimi ynë është se VMRO-DPMNE nën shantazhe as nuk bisedon, as nuk negocion, e aq më pak prnaon shantazhe. Ne vetëm do t'u bëjmë thirrje qytetarëve ta ndjekin këtë sjellje të BDI-së dhe ai të jetë motiv shtesë për të gjithë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme të dëshmojnë se ky shtet nuk është peng i një partie politike dhe se BDI, siç sillet në 20 vitet e fundit, dukshëm do të vazhdohjë të sillet edhe në vitet e ardhhme", tha Petrushevski.

Në pyetjen nëse me kushtëzimet është sjellë në pikëpyetje censusi për president, Petruhsevski tha se sjellja e tillë e BDI-së plotësisht do t'i motivojë qytetarët të thonë "mjaft më". ab/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR