• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZGJEDHJET2024/KSHZ me pasqyrën e parë për nënshkrimet e grumbulluara për kandidatët për president, ditën e parë më së shumti nënshkrime mblodhi Osmani

ZGJEDHJET2024/KSHZ me pasqyrën e parë për nënshkrimet e grumbulluara për kandidatët për president, ditën e parë më së shumti nënshkrime mblodhi Osmani

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor kumtoi sot se prej nesër, 25 shkurt 2024, në ueb faqen e tij çdo ditë do të informojë për numrin e nënshkrimeve të mbledhura për secilin prej parashtruesve të iniciativës për kandidat për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve një herë në ditë bën zbërthimin e numrit të nënshkrimeve të marra për secilin parashtrues individualisht dhe të njëjtat rregullisht përditësohen. Aktualisht, në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, njëmbëdhjetë parashtrues të nismave për kandidim për President të shtetit mbledhin nënshkrime për kandidatë.

Sipas KSHZ-së, dje në ditën e parë të fillimit t[ë grumbullimit të nënshkrimeve, më së shumti nënshkrime mblodhi kandidati i BDI-së, Bujar Osmani - 3261 nënshkrime, vijojnë Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 1594 dhe kandidatja e mbështetur nga E Majta, BIljana Vankovska Cvetkovsska me 1105 nënshkrime.

Deri më 23 shkurt 2024, numri i nënshkrimeve të mbledhura për çdo parashtrues të nismës kandidate është si më poshtë:

1. Velo Markovski 98

2. Biljana Vankovska Cvetkovska 1105

3. Tome Nikollovksi 0

4. Bujar Osmani 3261

5. Gospodin Popovski 0

6. Maksim Dimitrievski 1594

7. Stevço Jakimovski 658

8. Gjorgji Manskov 21

9. Arben Taravari 1

10. Mersiha Smailloviq 0

11. Zorica Cvetkovska 0.

Procedura për grumbullimin e nënshkrimeve, e cila filloi dje, do të zgjasë pandërprerë çdo ditë prej orës 8:00 deri në orën 20:00, ndërsa ditln e fundit më 8 mars do të punojnë deri në orën 24:00. Grumbullimi i nënshkrimeve zhvillohet në të gjitha njësitë rajonale dhe zyret e KSHZ-së të vendossura në selinë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetent.

Kur parahtruesi i listës së kandidatit për president është një grup zgjedhësish, nevojitet të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën zgjedore, përderisa kur parashtruesi i listës së kandidatit për president janë deputetë, nevojitet të mblidhen së paku 30 nënhskrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për preident të shtetit duhet t'i parashtrojnë në KSSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve i referohet edhe zgjehdjeve presidenciale edhe atyre parlamentare. Zgjedhjet preidenciale janë caktuar për më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR