• e premte, 27 dhjetor 2024

Zgjedhjet në SHBA: Trampi në epërsi

Zgjedhjet në SHBA: Trampi në epërsi

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Amerikanët po zgjedhin president për të 60-tën herë në histori, ndërsa gjithë bota është në pritje të rezultatit që do të ndikojë në një numër të madh të konflikteve globale dhe krizave.

Në të njëjtën kohë zgjidhet edhe përbërja e re e Kongresit dhe një e treta e Senatit.

Rezultatet kryesisht janë në përputhje me pritjet. Trampi mbajti kontrollin e shteteve republikane tradicionale, ndërsa Harisi fitoi bastionet e demokratëve.

Trampi, i cili sipas projeksioneve të Si-En-En deri tani fitoi 246 vota elektorale, fitoi në Misuri, Oklahoma, Alabama, Florida, Tenesi, Virxhinia Perëndimore, Indiana, Kentaki, Karolina Jugore, Arkanzas, Teksas, Vajoming, Dakota Jugore, Dakota Veriore, Misisipi, Luiziana, Ohajo, Kanzas, Montana, Juta, Ajova, Nebraska, Ajdaho, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut.

Harisi e cila deri tani ka 182 vota elektorale, fitoi në Masaçusets, Merilend, Uashington DC, Vermont, Delaver, Roud Ajlend, Ilinois, Nju-Jork, Kolorado, Kaliforni, Oregon, Uashington, Konektikat, Virxhinia dhe Havai.

Nevojiten të paktën 270 vota elektorale për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Asoshiejted pres ishte ndër të parët që e publikoi fitoren e Trampit në Karolinën Veriore. Siç sqaruan, Trampi aktualisht udhëheq me më shumë se 130,000 vota, me gati 90 për qind të votave të numëruara.

"Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, pjesëmarrja e votuesve u rrit në shumë zona të fituara nga Trampi atëherë dhe u ul në shumë zona të fituara nga demokratët”, shpjegoi AP. Trampi festoi në Karolinën e Veriut edhe katër vjet më parë.

Sipas të dhënave të Bi-Bi-Si, Trampi aktualisht kryeson në shtatë shtetet e pavendosura. Në Arizonë, diferenca midis tij dhe Harisit është e vogël, 49.8 për qind në 49.4 për qind. Shtetin e parë të pavendosur, Karolina e Veriut, e fitoi Trampi. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR