Zgjedhjet në Gostivar pa probleme, dy vendvotime nuk janë hapur
- – Procesi zgjedhor në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune vijon normal, pa vështirësi, informon Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Gostivar. Deri në orën 9 votuan 802 persona ose 0,97 për qind e votuesve të regjistruar.
- Post By Fitore Curri
- 11:25, 11 janar, 2026
Gostivar, 11 janar 2026 (MIA) – Procesi zgjedhor në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune vijon normal, pa vështirësi, informon Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Gostivar. Deri në orën 9 votuan 802 persona ose 0,97 për qind e votuesve të regjistruar.
“Të gjitha qendrat e votimit, 121, u hapën në kohë sot në mëngjes, përveç dy prej tyre. Në fshatrat Qafa dhe Koritë, për shkak të kushteve të motit, këshillat zgjedhorë ende nuk kanë mbërritur në kohë. Presim që votimi në Koritë të fillojë gjatë ditës”, tha Ajshe Osmani, nënkryetare e KKZ Gostivar.
Në Gostivar të drejtë vote kanë 82 870 qytetarë dhe votojnë në 121 vendvotime.
Dje votuan 143 persona. fc/
Foto: MIA