• e shtunë, 21 dhjetor 2024

ZGJEDHJE 2024/Mickoski: Gordana SiljanovskaDavkova do të mbështetet me nënshkrime nga deputetët dhe qytetarët

ZGJEDHJE 2024/Mickoski: Gordana SiljanovskaDavkova do të mbështetet me nënshkrime nga deputetët dhe qytetarët

Manastir, 25 shkurt 2024 (MIA) - Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova do t'i propozohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor me nënshkrime nga deputetët, por edhe me nënshkrime nga qytetarët, paralajmëroi kryetari i partisë Hristijan Mickoski.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të Manastirit që më 3 mars të bashkohen masivisht në përkrahjen e Siljanovska-Davkovës.

"Të shtunën e ardhshme do të kemi një konventë për zgjedhje, do të thosha, të presidentes së ardhshme të Maqedonisë, e ajo është profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova. Meqë kërkesa ligjore është të paraqesim kandidaturën në dy mënyra, gjegjësisht me mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve ose me propozimin me nënshkrime nga deputetët, të cilin ne e plotësojmë, unë dua, sepse tani shoh që disa njerëz mbledhin nënshkrime nga opozita e opozitës dhe aktorjnë për të qenë opozitë të opozitës për të marrë nënshkrime nga LSDM dhe BDI, dua t'i lus qytetarët e Manastirit që më 3 mars të javës së ardhshme, bashkërisht të mbledhin një numër rekord të nënshkrimeve për presidenten e ardhshme Gordana Siljanovska-Davkova. Mbështetja me nënshkrimet e deputetëve, së bashku me nënshkrimet e qytetarëve, do t'i dorëzohet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për presidenten e ardhshme të Maqedonisë, e cila është profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova", tha Mickoski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR