• e diel, 23 qershor 2024

ZGJEDHJE 2024: MIA do t'i prezantojë programet e pjesëmarrësve në zgjedhjet presidenciale

ZGJEDHJE 2024: MIA do t'i prezantojë programet e pjesëmarrësve në zgjedhjet presidenciale

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike - MIA, me rastin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale do t'i prezantojë programet e kandidatëve në bazë të listave të kandidatëve që i konfirmoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Për këtë qëllim, kandidatët, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje, mund të dorëzojnë përmbajtje të sublimuar të programit të tyre zgjedhor përmes postës elektronike në e-adresën e MIA-s, mia@mia.mk. Teksti duhet të përmbajë më së shumti 6.000 karaktere. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR