• e hënë, 23 dhjetor 2024

ZGHEDHJE 2024/ KSHZ: Në përfundim me ditën e djeshme 38.396 qytetarë kanë nënshkruar në mbështetje të kandidatëve për president

ZGHEDHJE 2024/ KSHZ: Në përfundim me ditën e djeshme 38.396 qytetarë kanë nënshkruar në mbështetje të kandidatëve për president

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) -  Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në përfundim me ditën e djeshme deri në orën 20 gjithsej 38.396 qytetarë kanë  nënshkruar për parashtruesit e kandidaturës për president të shtetit.  Sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, deri tani 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët i ka mbledhur Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të cilin janë nënshkruar 10.528 qytetarë.

Sipas  KSHZ-së, pas Osmanit më afër grumbullimit të 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve është lideri i "ZNAM" - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura, Arben Taravari 7.513, . kandidatja e mbështetur nga partia e Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska, ka mbledhur 6.237 nënshkrime dhe kandidati i  GROM-it, Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime. 

 

 

 

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatëve për shef të shtetit kanë më pak nënshkrime  -  kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Bashkimi Demokratik Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski 682 nënshkrime,  Gjorgji Manaskov - 186, Zorica Cvetkovska  - 99, z. Poposki 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë, asnjë nënshkrim nuk ka për  kandidatin Tome Nikolloski.

 Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka filluar më 23 shkurt do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 8 deri në orën 20, ndërsa ditën e fundit më 8 mars do të punojnë deri në orën 24. Mbledhja e nënshkrimeve po zhvillohet në të gjitha njësitë  rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 vetëqeverije lokale dhe para noterëve kompetentë.

 Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup zgjedhës, nevojitet të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president janë deputetë,  nevojitet të mblidhen të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

 Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve  ka të bëjë edhe për zgjedhjet presidenciale  edhe për ato parlamentare.

 

Премиерот Зоран Заев вчера ја отфрли можноста за одржување предвремени парламентарни избори заедно со локалните, а за пописот вели дека дефинитивно ќе се спроведе од 1 до 21 април и оти дебат

Sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ-ja, në përfaqësitë diplomatike-konsullore (PDK) kanë mbërritur gjithsej 166 paraqitje nga shtetasit  e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit për të votuar për zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill dhe  për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

 Shtetasit  tanë do të mund të paraqiten për votim deri më 18 mars në mënyrë elektronike ose në PDK-të së shtetit tonë në vendet ku jetojnë. 

 Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. qa

Foto: Arkivi i MIA-s/ Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR