• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski sot për vizitë në Greqi - policia greke ndaloi protesta në Athinë

Zelenski sot për vizitë në Greqi - policia greke ndaloi protesta në Athinë

Athinë, 16 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot është për vizitë në Athinë, ku do të takohet me presidentin e Greqisë, Konstantinos Tasulas, me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, si dhe me kryetarin e parlamentit Niktas Kaklamanis, ndërsa pritet që gazi natyror dhe energjetika të jenë në fokus të takimeve, përderisa me vendim të policisë, gjatë ditës së sotme janë ndaluar tubime dhe protesta në metropolin grek, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Vizita e Zelenskit në Athinë, për shkaqe sigurie, zyrtarisht ishte bërë e ditur sot në mëngjes. 

Presidenti ukrainas përmes Iks paralajmëroi se në Greqi vjen që të nënshkruajnë marrëveshje për import të gazit natyror. 

“Sot tashmë përgatitëm marrëveshje me Greqinë për gaz për Ukrainën, që do të jetë edhe një rrugë për furnizim me gaz, me qëllim që sa më shumë të jetë e mundur të sigurohen importet për dimrin”, theksoi Zelenski. 

Nga policia greke njoftuan se për shkak të vizitës së presidentit të Ukrainës në Athinë prej orës 6 të mëngjesit deri në orën 22:00 ndalohen tubime dhe protesta në qendër të qytetit si dhe në disa lagje të Athinës. 

Zelenski për herë të fundit në Athinë ishte në fund të gushtit të vitit 2023, kur kryeministri grek Kirjakos Micotakis organizoi darkë joformale për liderët e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Agjendës së Selanikut për integrim në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa ishte ftuar edhe presidenti i Ukrainës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR