• e martë, 01 tetor 2024

Zelenski: Situata në frontin ukrainas është "shumë sfiduese"

Zelenski: Situata në frontin ukrainas është

Kiev, 1 tetor 2024 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se situata në front është “shumë sfiduese” dhe se armata duhet të bëjë gjithçka që mundet në muajt e ardhshëm.

“Më e rëndësishme është që të bëjmë presion ndaj Rusisë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet në dispozicion që ta arrijmë qëllimin tonë për paqe të vërtetë dhe të drejtë për Ukrainën dhe për gjithë popullin tonë sa më shpejtë që është e mundur. Gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund ta arrijmë, duhet të arrijmë. Dhe kjo varet nga të gjithë në ekipin ukrainas”, theksoi Zelenski.

Ai shtoi edhe se Ukraina po përgatitet për takimin e ardhshëm të lartë në bazën ushtarake gjermane Ramshtajn, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të 50 shteteve, në mesin e të cilëve edhe presidenti amerikan Xho Bajden.

“Në takim do t’i marrin të gjitha hollësitë dhe argumentet nga ana jonë për atë se si të sigurohen rezultate në muajt e ardhshëm edhe në front dhe në diplomaci”, theksoi Zelenski.

Pas pushtimit rus ndaj Ukrainës në Ramshtajn u mbajtën më shumë takime, por deri më tani ishin në nivel të ministrave të mbrojtjes. Qëllimi i takimeve është që të koordinohet ndihma ushtarake për Ukrainën. 

Zelenski vazhdimisht ju bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të sigurojnë më shumë sisteme për mbrojtje kundërajrore, që të munden më mirë t’i mbrojnë qytetet ukrainase nga sulme të vazhdueshme ruse me fluturake pa pilot dhe raketa. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR