• e hënë, 30 shtator 2024

Zelenski: Putini ka frikë të përdorë armë bërthamore

Zelenski: Putini ka frikë të përdorë armë bërthamore

Kiev, 30 shtator 2024 (MIA) - Vladimir Putin ka frikë që të përdorë armë bërthamore për shkak se e do jetën e tij dhe kontrollin mbi jetët e njerëzve, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Presidenti rus më 25 shtator deklaroi se e ndërron "doktrinën bërthamore" ruse dhe mund t'i zgjerojë rrethanat, nën të cilat mund të përdoret një armë e këtillë shkatërruese.

Por, Zelenski tha se nuk mendon që Putini do të rrezikojë të përdorë armë bërthamore

"Askush nuk e di se çka në të vërtetë ka në kokë Putini. Ai mund të përdorë armë bërthamore që të sulmojë çfarëdo vendi në çdo kohë. Ose jo. Nuk jam i sigurt se do ta bëjë këtë. Ndaj me ju mendimin tim. Por, unë nuk jam Putini, Nuk mund të di saktë. Ai e do jetën e tij dhe mënyrën e tij të jetesës dhe si i menaxhon jetët e të tjerëve", tha Zelenski.

Nga fillimi i luftës, Kremlini disa herë është kërcënuar me armë bërthamore. Ministri rus i Punëve të Jashtme të shtunën e ka porositur Uashingtonin që ta përgatisë  Evropën për "intervenim vetëvrasës" për shkak të "pakuptimësisë dhe rrezikut nga vetë ideja për luftë deri në fitore me fuqi bërthamore si Rusia. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR