• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski për Ej-Bi-Si: Jemi më afër fundit të luftës sesa mendojmë

Zelenski  për Ej-Bi-Si: Jemi më afër fundit të luftës sesa mendojmë

 Nju Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - Jemi më afër fundit të luftës, më afër se sa mendojmë, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në një intervistë për Ej-Bi-Si Njuz.

 Zelenski në një intervistë edhe një herë i bëri thirrje Uashingtonit dhe partnerëve të tjerë që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sepse, siç tha, "vetëm pozicioni i fortë i Ukrainës mund të inkurajojë presidentin rus Putin që t'i japë fund luftës".

Zelenski nga e dial qëndron  në SHBA, ku do të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti ukrainas do ta shfrytëzojë këtë mundësi për takime të shumta me liderë botërorë, si dhe do të bisedojë edhe me kandidatët aktualë amerikanë për president të ri, Kamala Harris dhe Donald Tramp.

 "Edhe një herë, u bëj thirrje të gjithë aleatëve tanë që të na ndihmojnë të arrijmë një fitore të përbashkët për një paqe vërtet të drejtë#, tha Zelenski, duke menduar  në operacionin e Kurskut.

 "Putini ka shumë frikë nga ky operacion, sepse njerëzit e tij kanë parë nga ai se ai nuk mund të mbrojë të gjithë territorin e tij", përfundoi Zelenski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR