• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zelenski: Për arritjen e paqes në Ukrainë i domosdoshëm është takim i liderëve

Zelenski: Për arritjen e paqes në Ukrainë i domosdoshëm është takim i liderëve

Kopenhagë, 3 korrik 2025 (MIA) - Nëse me të vërtetë dëshirojmë të arrijmë paqe në Ukrainë, nevojitet takim i liderëve, deklaroi presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në konferecën e përbashkët për shtyp me kryetarët e KomisIonit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta, ndërsa nikoqir ishte kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen.

Zelenski tha se shpreson se gjatë ditëve të ardhshme do të bisedojë me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp për vendimin e Uashingtonit që ta kufizojë dërgesën e një pjese të ndihmës ushtarake për Kievin.

Presidenti ukrainas i ka bërë thirrje BE-së që ta vazhdojë sigurimin e mjeteve për mbrojtje të vendit të tij nga interesi i pronës së sekuestruar ruse.

Zelenski po ashtu kërkoi sanksione më rigoroze për Rusinë.

Derisa kryetarja e KE-së njoftoi se BE do t'i sigurojë Kievit dy milionë granata deri në fund të vitit. Ursula fon der Lajen saktësoi se municionet do të sigurohen nga interesi i pronës së sekuestruar ruse.

Kryetari i i Këshillit Evropian, Antonio Koshta deklaroi se Rusia është kërcënim jo vetëm për Evropën. Ai shprehu zhgënjim që Moska jo vetëm që nuk mbështet përpjekjet e presidentit të SHBA-së Donald Tramp për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, por përkunbdrazi e përshkallëzon luftën. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR