• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski nga Forumi Delfi: Nevojiten unitet, ndihmë nga Perëndimi, armë dhe izolim i plotë i Rusisë

Zelenski nga Forumi Delfi: Nevojiten unitet, ndihmë nga Perëndimi, armë dhe izolim i plotë i Rusisë

Athinë, 10 prill 2024 (MIA) - Për nevojën që të ekzistojë uniteti, të ekzistojë ndihma dhe përkrahja më e madhe nga Perëndimi, duke përfshirë edhe armë, por edhe domosdoshmërinë që Rusia tërësisht të izolohet, foli presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski në hapjen e Forumit të nëntë ekonomik në qytetin grek Delfi, njoftoi korrespondetja e MIA-s nga Athina.

Zelenski onlajn ka marrë pjesë në panel diskutimin me gazetarin nga Si-En-En, Frejd Plejtgen, në mënyrë të hollësishme e ka përshkruar situatën momentale në Ukrainë, tha se në pjesën lindore ka stabiliizm, por potencoi se pushtimi rus nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por me tërë botën perëndimore dhe për këtë shkak nevojitet ndihmë dhe përkrahje, para së gjithash me sisteme për mbrojtje kundërajrore.

"Shumë është vështirë vet të ballafaqohemi me sfidat e luftës së paprovokuar. Na duhet ndihmë nga partnerët tanë. Shumë është vështirë të ballafaqohemi me armikun dhe edhe më vështirë është të kthehen territoret tanimë të okupuara, për këtë shkak na duhet unitet dhe armatim adekuat", tha Zelenski.

Ai theksoi se ndihma nevojitet që pushtimi rus në Ukrainë të mos shndërrohet në Luftë të tretë botërore, duke shtuar se nevojitet edhe presion ndaj Putinit.

Në pyetjen për skenarin për heqje dorë nga territoret në kuadër të planit paqesor që gjoja po e përgatit Donald Tramp në rast se zgjedhet për president të SHBA-së, Zelenski komentoi se nuk ka pasur mundësi që drejtpërdrejtë të diskutojë me të lidhur me luftën.

Forumi ekonomik në qytetin grek Delfi filloi sot. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR