• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski nënshkroi marrëveshje të sigurisë me Belgjikën

Zelenski nënshkroi marrëveshje të sigurisë me Belgjikën

Bruksel, 28 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot në Bruksel nënshkroi marrëveshje dypalëshe afatgjatë të sigurisë me kryeministrin belg, Aleksandar De Kro.

Zelenski e publikoi paktin në vlerë prej 977 milionë euro (1,06 miliardë dollarë) në platformën për media sociale "X".

"Marrëveshja, gjithashtu, e përmban "obligimin e Belgjikës për t'i siguruar Ukrainës mbështetje gjatë afatit 20 vjeçar të marrëveshjes", tha ai.

Pakti i sigurisë "për herë të parë" e thekson numrin e aeroplanëve luftarakë F-16 që Ukraina do të pranojë në 30, tha Zelenski, ndërsa i pari do të mbërrijë këtë vit.

Marrëveshja e sigurisë i referohet vendimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në në samitin në kryeqytetin lituanez Vilnius në korrik.

Aty u ra dakord që shtetet anëtare individuale të lidhnin marrëveshje dypalëshe për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

Marrëveshjet garantojnë se Ukraina do të marrë furnizime me armë dhe ndihmë financiare për të ndihmuar në kapërcimin e hendekut deri në pranimin e planifikuar të vendit në NATO. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR