• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski ka nënshkruar një dekret me të cilin u lejohet të huajve të shërbejnë në Gradën kombëtare të Ukrainës

Zelenski ka nënshkruar një dekret me të cilin u lejohet të huajve të shërbejnë në Gradën kombëtare të Ukrainës

Kiev, 22 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka nënshkruar dekret me të cilin u lejohet të huajve dhe personave pa shtetësi të shërbejnë në Gardën Kombëtare të vendit, njoftoi sot Ukrinform.

Agjencia shton se dekreti ka hyrë në fuqi mbrëmë, në ditën e publikimit.

Sipas rregullave të miratuara, të huajt që jetojnë ligjerisht në Ukrainë, nuk kanë qenë më parë të akuzuar dhe i plotësojnë kushtet për shërbim ushtarak, të përcaktuara në Ligjin "Për detyrë ushtarake dhe shërbim ushtarak" mund të pranohen si vullnetarë (me kontratë) për shërbim kombëtar në Gardën kombëtare të Ukrainës.

Shtetasit e huaj të pranuar për shërbimin ushtarak i nënshtrohen një ekzaminimi të detyrueshëm mjekësor nga një komision ushtarako-mjekësor në një institucion shëndetësor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, përzgjedhjes profesionale dhe psikologjike dhe duhet të plotësojnë standardet e aftësisë fizike të përcaktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gratë e huaja mund të pranohen në shërbimin ushtarak me kontratë nëse ka vende të lira ushtarake që mund të plotësohen nga gra. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR