Zelenski e shkarkoi sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Danilov dhe emëroi Litvinenkon në vend të tij
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nënshkroi sot një dekret për shkarkimin e Oleksej Danilov nga posti i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSDC) të Ukrainës, njoftuan agjencitë botërore duke iu referuar një kumtesës zyrtare të publikuar në ueb faqen e kreut të shtetit.

Kiev, 26 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nënshkroi sot një dekret për shkarkimin e Oleksej Danilov nga posti i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSDC) të Ukrainës, njoftuan agjencitë botërore duke iu referuar një kumtesës zyrtare të publikuar në ueb faqen e kreut të shtetit.
Zelenski mMe një dekret tjetër në vend të Danilov e emëroi ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme të vendit, Oleksandar Litvinenko. Shërbimi i inteligjencës së jashtme do të drejtohet nga Oleg Ivashçenko.
Nuk është dhënë asnjë arsye për ndryshimet në pozitat e larta drejtuese. ls/
Foto: EPA