Zelenski do ta zëvendësojë kryeministrin Shmihal me zëvendëskryeministren Sviridenko, paralajmërojnë mediumet ukrainase
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do ta zëvendësojë kryeministrin Demis Shmihal dhe këtë pozitë do t'ia ogrojë zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës dhe ministre e Ekonomisë, Julia Sviridenko.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:45, 14 korrik, 2025
Kiev, 14 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do ta zëvendësojë kryeministrin Demis Shmihal dhe këtë pozitë do t'ia ogrojë zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës dhe ministre e Ekonomisë, Julia Sviridenko.
Zelenski nesër do të ketë takim me Sviridenkon për të biseduar për formatin dhe anëtarët e kabinetit të ri, kumtoi radiodifuzeri publik ukrainas "Suspilna", duke iu referuar një burimi mirë të informuar nga kabineti i Zelenskit.
Kryeminsitri aktual Shmihal mund të ulet në vendin e ministrit të Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili do të nominohet për funksionin e ambasadorit ukrainas në SHBA.
Krahas Shmihalit, kandidatë për ministër të ardhshëm të mbrojtjes janë edhe minsitri i Brendshëm, Igor Klimenko dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transformimit dogjital, Mihail Fedorov.
Mediumet ukrainase paraprakisht kumtuan se kabineti i Zelenskit po shqyrton zëvendësim të Shmihalit dhe disa ministrave dhe se Sviridenko është kandidatja kryesore për funksionin e kryeministres.
Në margjina të Konferencës për rikonstruim në Romë, ajo u deklaroi gazetarëve se ende nuk ka marër kurfarë oferta për ta udhëhequr kabinetin e ministrave. ab/
foto: МIА arkivi