Zelenski dhe Tramp biseduan për prodhimin e mundshëm të përbashkët të fluturakeve pa pilot
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se ai dhe presidenti amerikan, Donald Tramp biseduan, mes tjerash, për blerjen e armëve amerikane dhe sistemeve për mbrojtje kundlrajrore, si dhe për bahskëpunim potencial mes Kievit dhe Uashingtonit në prodhimin e fluturakeve pa pilot.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:36, 25 qershor, 2025
Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se ai dhe presidenti amerikan, Donald Tramp biseduan, mes tjerash, për blerjen e armëve amerikane dhe sistemeve për mbrojtje kundlrajrore, si dhe për bahskëpunim potencial mes Kievit dhe Uashingtonit në prodhimin e fluturakeve pa pilot.
Liderët biseduan për "blerje të sistemeve amerikane për mbrojtje kundërajrore që do t'i mbrojë qytetet tona, njerëzit tanë, kisshat dhe infrastrukturën tonë", ndërsa Zelenski theksoi se Ukraina është e gatshme t'i mbështesë prodhuesit amerikanë të armëve, potencialisht me ndihmë evropiane.
"Biseduam edhe për potencialin për prodhim të përbashkët të fluturakeve pa pilot", kumtoi Zelenski në X.
Ai tha se e ka informuar Trampin për bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus në Stamboll, si dhe për këmbimin të burgosurve dhe trupave të të vrarëve, duke shtuar se kanë bisseduar edhe për arritjen e paqes së vërtetë në Ukrainë. ab/
Fotо: ЕPА