• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Derisa nuk nënshkruhet dokument për armëpushim, sulmet ruse do të vazhdojnë

Zelenski: Derisa nuk nënshkruhet dokument për armëpushim, sulmet ruse do të vazhdojnë

Kiev, 20 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia do të vazhdojë me sulmet ajrore ndaj Ukrainës derisa nuk nënshkruhet dokumenti për armëpushim të pjesërishëm.

"Nuk di çka (presidenti rus Vlladimir) Putini flet aty, por ne tani (natën më 20 mars) kemi rreth 107 dronë 'Shahid' në qiell. Për këtë shkak kuptoj se derisa nuk arrijmë marrëveshje, derisa nuk ekziston një dokument adekuat, madje edhe për armëpushim të pjesërishëm, mendoj se gjithçka do të jetë e kotë", tha Zelenski në brifingun onlajn.

Ai shfaqi shpresë se mund të arrihet marrëvehsje gjatë bisedave në Arabinë Saudite. Zelenski tha se do të dëshironte që presidenti amerikan Donald Tramp ta vizitojë Ukrainën.

"Në kohën kur po zhvilloheshin zgjedhjet, me të vërtetë doja që presidenti Tramp dhe ekipi i tij të vijnë në Ukrainë. Mendoj se është shumë me rëndësi që ai të shohë qytetet tona", theksoi Zelenski.

Ai shtoi se do të donte Tramp “të shihte tërë këtë, ta ndjente dhe të nxirrte konkludimet e tij, si një njeri me përvojë. Pas bisedës me telefon me Trampin, Zelenski paraprakisht tha se Ukraina u dakordua për armëpushim ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR