• e hënë, 01 korrik 2024

Zelenski arriti në Gjermani në konferecën për rindërtimin e pasluftës së Ukrainës

Zelenski arriti në Gjermani në konferecën për rindërtimin e pasluftës së Ukrainës

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski arriti në Gjermani në konferencën kushtuar rindërtimit të pasluftës së Ukrainës dhe për biseda me kancelarin, Olaf Sholc.

Në Telegram, Zelenski publikoi se masat e lidhura me sektorin energjetik të Ukrainës, të shkatërruar nga sulmet ajrore ruse, do të jenë prioritet i konferencës, e cila organizohet çdo vit.

Bisedat e Zelenskit me Sholcin do të përqëndrohen me përkrahjen e vazhdueshme ushtarake, duke përfshirë edhe mjetet për mbrojtje kundërajrore dhe prodhim të përbashkët të municionit, si dhe për harmonizimin e pozitave para samitit paqesor, të organizuar nga Zvicra më vonë gjatë javës.

Zelenski sot dhe nesër pritet të marrë pjesë në konferecën për rindërtim të Ukrainës, të organizuar në Berlin, e në të cilën marrin pjesë përfaqësues qeveritarë dhe përfaqësues të sektorit privat, mes të cilëve edhe kryeministra të dhjetë vendeve.

Të shtunën dhe të dielën, Zelenski do të qëndrojë në Zvicër që të marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për paqe në Ukrainë, ku marirn pjesë më shumë se 90 vende dhe organizata, por jo edhe Rusia dhe Kina. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR