Zaharova e dënoi marrëveshjen për krijimin e Tribunalit special për krime të agresionit kundër Ukrainës
- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, sot e dënoi nënshkrimin e marrëveshjes për Tribunalin special për krime të agresionit kundër Ukrainës në Këshillin e Evropës.
Moskë, 26 qershor 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, sot e dënoi nënshkrimin e marrëveshjes për Tribunalin special për krime të agresionit kundër Ukrainës në Këshillin e Evropës.
Ajo tha se bëhet fjalë për "faqe të turpshme në historinë e Këshillit të Evropës, ndërsa janë shumë", duke shtuar se kjo organizatë nuk di asgjë për të drejtat e njeriut dhe nuk ka qenë e interesuar për të drejtat e rusëve në Ukrainë, raporton RIA Novosti.
"Këshilli i Evropës ishte një nga të parat që u shpreh në favor të krijimit të mekanizmave kavazi-ligjorë të orientuar kundër vendit tonë. Ky institucion ka kohë që është bërë bastion të rusofobisë perëndimore dhe standardeve të dyfishta, ndërsa tani ky tribunal ka marrë mbështetje nga Komiteti i ministra të Këshillit të Evropës" deklaroi ajo.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse dje nënshkruan marrëveshje për formimin e tribunalit special për ndjekjen penale të krimeve të agresionit të kryera kundër Ukrainës.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg, e cila ishte vizita e parë e Zelenskit në Pallatin e Evropës.
Tribunali, i cili do të krijohet brenda Këshillit të Evropës, do të hetojë dhe ndjekë penalisht personat e akuzuar për "krime të agresionit kundër sovranitetit dhe integriteti territoriat të Ukrainës", veçanërisht në lidhje me luftën aktuale ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. qa/
Foto: Këshilli i Evropës