Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi zonjën Erin Elizabet MkKi, ndihmësdrejtoreshë e USAID-it për Evropën dhe Euroazi
- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka takuar sot zonjë Erin Elizabet MekKi, zëvendësdrejtoreshë e USAID-it për Europë dhe Euroazi.
Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka takuar sot zonjë Erin Elizabet MekKi, zëvendësdrejtoreshë e USAID-it për Europë dhe Euroazi.
Siç bëri të ditur Kabineti i Mexhitit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që vendi ynë ka me Agjencinë Amerikane USAID, e cila ka realizuar një numër të madh invenstimesh në Maqedoninë e Veriut.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe me interes të përbashkët.
Në takimin me zonjën Erin Elizabet MkKi, zëvendëskryeministri i Parë ka shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vendin tonë, duke theksuar rolin e stabilitetit politik në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime. Janë shqyrtuar mundësitë për iniciativa të përbashkëta rreth sfidave mjedisore, përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Të dyja palët njohën rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar çështjet mjedisore dhe për të mbështetur nismat e gjelbra, qëndron në kumtesë.
Foto: MMJPH