• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zëvendëskryeministri Fetai në Sarajevë u takua me liderin e PVD-së, Bakir Izetbegoviç

Zëvendëskryeministri Fetai në Sarajevë u takua me liderin e PVD-së, Bakir Izetbegoviç

Sarajevë, 2 prill 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, mbrëmë në Sarajevë u takua me kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), Bakir Izetbegoviç, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet politike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe mbi sfidat dhe perspektivat rajonale.

Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, gjatë takimit, Izetbegoviç informoi Fetain për kërcënimet ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës nga Milorad Dodiku dhe autoritetet e Republikës Serbe, si dhe për rreziqet që sjellin këto veprime ndaj stabilitetit në rajon.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Së bashku me z. Izetbegoviç, theksuam rëndësinë e vazhdimit të reformave evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinës në rrugën drejt anëtarësimit në BE,” shkroi Fetai në profilin e tij në Fejsbuk, duke shtuar se stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal mbeten faktorë kyç për progresin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. bsh/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai

QËNDRONI TË LIDHUR