Xhosef Xhon DioGardi dhe Shirli Klojs DioGardi shpallen "Qytetarë Nderi" të Komunës së Çairit
- Xhosef Xhon DioGardi dhe Shirli Klojs DioGardi shpallen "Qytetarë Nderi" të Komunës së Çairit. Vendimi është marrë në seancën e sotme të rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit.
Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Xhosef Xhon DioGardi dhe Shirli Klojs DioGardi shpallen "Qytetarë Nderi" të Komunës së Çairit. Vendimi është marrë në seancën e sotme të rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit.
Siç informon Komuna e Çairit, bëhet fjalë për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe në përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

"Me këtë vendim, Komuna e Çairit nderon një figurë historike si Xhozef DioGardi – shqiptaro-amerikani i parë në Kongresin e SHBA-së dhe një mbështetës i pandërprerë i çështjes shqiptare – si dhe bashkëshorten e tij, Shirli Klojs DioGardi, një zë i fuqishëm i të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse e të vërtetës sonë në forumet më të larta ndërkombëtare" qëndron në kumtesë.
Ceremonia solemne e dorëzimit të titullit do të mbahet më 14 qershor 2025, në Hotel Holiday Inn, Shkup, me praninë e përfaqësuesve institucionalë, trupit diplomatik dhe qytetarëve.
Foto: Arkivi i MIA-s dhe Komuna e Çairit