• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhorxha Meloni kërkon dëmshpërblim prej 100.000 eurove për fotografitë e saja të rreme pornografike

Xhorxha Meloni kërkon dëmshpërblim prej 100.000 eurove për fotografitë e saja të rreme pornografike

Romë, 22 mars 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni më 2 korrik do të dëshmojë para gjykatës për rastin të cilin e ngriti kundër dy burrave të akuzuar për krijimin dhe publikimin e fotografive të rreme pornografike duke e përdorur fytyrën e saj në internet, njoftuan mediat italiane.

Meloni, e cila është e dëmtuar në këtë rast, kërkon dëmshpërblim prej 100.000 euro.

"Ajo do ta dhurojë shumën në fondin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për gra viktima të dhunës në familje", deklaroi avokatja e saj Maria Xhulia Maronxhu.

Në vitin 2020, punonjësit e postës i identifikuan babain dhe djalin të cilët i kishin vendosur fotografitë e rreme në faqen pornografike me seli në SHBA, ndërsa të dhënat ishin ndjekur në një nga telefonët e tyre celularë. 

Në atë kohë Meloni ende nuk ishte kryeministre, por kryetare e partisë "Vëllezërit italianë". 

Avokatja tha se si do që të jetë dëmshpërblimi do të jetë "simbolik". Ajo shfaqi shpresë se vendimi i Melonit të parashtrojë padi u dërgon porosi grave të cilat janë viktima të keqpërdorimeve të tilla që të mos frikohen të parashtrojnë padi. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR