• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhonson i pranoi gabimet e bëra dhe u kërkoi falje viktimave nga Kovid-19

Xhonson i pranoi gabimet e bëra dhe u kërkoi falje viktimave nga Kovid-19

Londër, 6 dhjetor 2023 (MIA) - ish kryeministri britanik Boris Xhonson tha se merr përgjegjësi personale për gabimet e bëra në ballafaqimin me pandeminë dhe u kërkoi falje viktimave në hetimin për Kovid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Xhonson tha se qeveria e tij "padyshim" duhej t'i bëjë punët ndryshe, por insistoi në atë se e ka arritur "nivelin më të mirë" në rrethana shumë të vështira".

"Mund vetëm të them se sa më vjen mirë që jam në këtë hetim dhe sa më vjen keq për dhembjen, humbjen dhe vuajtjen e viktimave nga Kovid-19", tha Xhonson.

Ai shtoi se qeveria e tij ka bërë gabime, duke thënë: "aq shumë njerëz kanë vuajtur, aq shumë njerëz i kanë humbur jetët".

"Pashmangshëm, gjatë tentimit që të ballafaqohemi me pandemi shumë, shumë të rëndë, ku duhej t'i balancojmë dëmet e tmerrshme nga të dy anët e vendimit, ndoshta kemi bërë gabime. Ndërmarr përgjegjësi personale për të gjitha vendimet që i kemi marrë", tha Xhonson.

Mes vendimeve për të cilat ai e ndërmerr përgjegjësinë janë shpejtësia e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë në vitin 2020, vendimet për karantinë, shpërthimi i virusit në sektorin e kujdesit rezidencial, skema Eat Out to Help Out...bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR