• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xho Bajden e dekoroi Brus Springstinin dhe dhjetëra amerikanë të njohur

Xho Bajden e dekoroi Brus Springstinin dhe dhjetëra amerikanë të njohur

Uashington, 22 mars 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dje u ndau Medalje kombëtare disa personaliteteve të njohur për kontributin e tyre në shoqërinë amerikane. mes tyre janë edhe rokeri Brus Springstin, aktorja Xhulia Luis-Drajfus, historiani Uolter Ajzakson dhe shkrimtarja Ejmi Tan.

Gjatë dekorimit të Springstinit me Medaljen kombëtare për art, duke e marrë parasysh këngën e tij "Born to Run", Bajden tha: "Brus, disa njerëz janë thjeshtë të lindur të vrapojnë, njeri!"

Shumë artistë iu bashkuan Bajdenit në "Dhomën lindore" të Shtëpisë së Bardhë që t'i marrin Medaljet kombëtare. Komedianja Xhulia Luis-Drajfus, TV seriali i së cilës "Nënpresidenti" ka hedhur pikëpamje të reja në postin e nënpresidentit - fuksion që një kohë e ka ushtruar edhe Bajdeni, po ashtu ishte e nderuar.

"Ajo e pranon absurditetin e jetës me pozitivitet dhe ballafaqohet me kthesat e vërteta në jetë. Ajo është nënë, ajo e ka tejkaluar kancerin, ajo është pionere në komedi, ajo është origjinalitet amerikan", deklaroi Bajden për Luis-Drajfus, të cilën shumica e njohin edhe për rolin në serialin "Sajnfeld".

Medalje fitoi edhe aktorja Mindi Kaling, një nga fytyrat kryesore të TV serialit "Zyre" (The Office), rrëfimi i së cilës është në vendlindjen e Bajdenit - Skrenton, Pensilvani.

Kur Bajdeni e prezantoi shkrimtarin Kolson Uajthed para të pranishmive, ai theksoi se e ka fituar Çmimin e Pulicerit për librat e tij dy vite me radhë.

"Edhe unë do të provoj dy herë me radhë!" u tall Bajdeni, i cili më herët paralajmëroi se ka për qëllim sërish të kandidohet për president në vitin 2024.

Mes tjerëve, u nderuan edhe këngëtarja Gledis Najt, stilistja e modës Vera Vang, shkrimtarët En Paçet dhe Tara Uestover. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR