Xhek Grilish dhe Hari Meguaer mungojnë nga EURO 2024
- Sulmuesi i Mançester Sitit, Xhek Grilish dhe mbrojtësi i Mançester Junajted, Hari Meguaer do të mungojnë nga EURO 2024.
- Post By Fami Bajrami
- 18:08, 6 qershor, 2024

Berlin, 6 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi i Mançester Sitit, Xhek Grilish dhe mbrojtësi i Mançester Junajted, Hari Meguaer do të mungojnë nga EURO 2024.
Dyshja nuk do të jetë në listën përfundimtare të trajnerit Geret Sauthgejt, ekskluzivisht njoftoi Bi-Bi-Si Sport.
Tani për tani nuk ka ende konfirmim zyrtar të lajmit.
Sipas raporteve, Meguaer dhe Grilish nuk janë shëruar plotësisht nga problemet e ndryshme shëndetësore. rq/bsh/
Foto: Arkiv i MIA-s