• e enjte, 27 qershor 2024

Xhaka dëshiron të largohet nga Arsenali këtë verë

Xhaka dëshiron të largohet nga Arsenali këtë verë

Londër, 9 maj 2023 (MIA) - Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka dëshiron të largohet nga klubi londinez këtë verë, shkruan "The Sun".

Zvicerani (30) ka marrë ofertë që të kalojë në Bajer Leverkuzen sezonin e ardhshëm.

Xhaka është në Arsenal nga viti 2016. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024. Portali Transfermarket e vlerëson lojtarin në 28 milionë euro.

Në sezonin 2022/2023, Xhaka ka luajtur në 44 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe po aq asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR