Xhaka afër transferimit në Sanderlend
- Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka është shumë afër kthimit në Premier ligë, pasi ekipi i tij aktual Baer Leverkuzen është i gatshëm ta lirojë transferin e tij në Sanderlend për rreth 20 milionë euro, njoftoi sot DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 19:47, 28 korrik, 2025
Franfurt, 28 korrik 2025 (MIA) - Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka është shumë afër kthimit në Premier ligë, pasi ekipi i tij aktual Baer Leverkuzen është i gatshëm ta lirojë transferin e tij në Sanderlend për rreth 20 milionë euro, njoftoi sot DPA.
Sipas disa mediave, Xhaka pritet të përfundojë transferimin e tij te klubi anglez deri të enjten.
"Vendimi do të merret këtë javë. Graniti i di kushtet në të cilat është i mundur transferimi", tha drejtori sportiv i Baer Leverkuzenit, Simon Rolfes.
Xhaka luajti për Arsenalin shtatë vjet, nga viti 2016 deri në vitin 2023, para se t'i bashkohej Baer Leverkuzenit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. bsh/
Foto: Fejsbuk