• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Vepra arsimore e shenjtorëve Kirili dhe Metodi dhe përpjekja ndërkulturore janë epokale dhe detyruese për të mirën e të gjithëve

Xhaferi: Vepra arsimore e shenjtorëve Kirili dhe Metodi dhe përpjekja ndërkulturore janë epokale dhe detyruese për të mirën e të gjithëve

Shkup, 24 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij, uroi 24 majin, Ditën e Iluministëve Panësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi,  Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve,  klerikëve dhe murgjve të Kishës Maqedonase Ortodokse – Kryepeshkopatës së Ohrit dhe besimtarëve që kremtojnë festën.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, ju uroj 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, juve, Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, klerikëve dhe murgjve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit dhe besimtarëve që kremtojnë festën. 

“Epokale është vepra  e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilët krijuan shkrimin e parë sllav - glagolitik, dhe trashëgimia shpirtërore-iluminuese e të cilëve ka rëndësi themelore për KOM-KO, si dhe për kulturën bashkëkohore maqedonase, por edhe për Evropën. Fakti që librat e parë liturgjikë u përkthyen në gjuhën e atëhershme kishtare slave, hapi rrugën për zhvillimin e shkrim-leximit sllav dhe rrjedhimisht shkrim-leximit maqedonas, i cili u përhap në tokën maqedonase nën kujdesin e Kryepeshkopatës së Ohrit dhe Shkollës letrare të Ohrit.  

 Por, përpjekja ndërkulturore e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, me të drejtë festohet edhe nga Evropa, sepse ata arrijnë të thyejnë dogmën tregjuhëshe se krishterimi mund të predikohet vetëm në tri gjuhë dhe ta ngrenë gjuhën dhe kulturën sllave në nivel të barabartë me tre të tjerat në atë kohë në Evropë”, thuhet në urimin e Kryeministrit Xhaferi.

 "Rëndësia e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi për unitetin e kombeve evropiane, për shkak të së cilës ata u shpallën shenjtorë nga Kisha Ortodokse dhe bashkëmbrojtës, gjegjësisht patronë të Evropës nga Kisha Katolike Romake, është e përjetshme dhe e detyrueshme, që të gjithë  të gjejë rrugën dhe të investojë në progres, për të mirën e të gjithëve. Në këtë drejtim është i rëndësishëm edhe roli i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, e cila që prej dy vitesh njihet si e barabartë në botën ortodokse. Urime dhe qoftë i përjetshëm 24 maji, Dita e Iluministëve Panësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi!”-  ka shkruar Kryeministri Xhaferi në telegramin dërguar  Kryepeshkopit, Stefan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR