• e premte, 20 dhjetor 2024

Xhaferi: Qytetarët do të vendosin se cili opsion politik është më i miri për to dhe shtetin

Xhaferi: Qytetarët do të vendosin se cili opsion politik është më i miri për to dhe shtetin

Shkup, 8 maj 2024 (MIA)- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e realizoi të drejtën e vet në votim në vendin e lindjes, Forinë dhe votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare. 

Xhaferi në deklaratën për mediumet uroi ditë zgjedhore të qetë dhe korrekte, ku qytetarët do të munden të vendosin me votën e vet se kush do i marrë vendimet që janë thelbësore për vendin dhe të cilat janë për realizimin e qëllimeve tona strategjike.

“Pres që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Qytetarët munden lirshëm të shprehin vullnetin e vet, në fakt, këtë e dëshmuan edhe më 24 prill. Pres që dita të përfundojë njëlloj si edhe më 24 prill, respektivisht qetë, me mundësi që çdo qytetar të shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese dhe të bëjë zgjedhjen për të cilën mendon se është më e mira për të dhe për shtetin”, deklaroi kryetari i qeverisë, Xhaferi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR