• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi për nder të Ramazan Bajramit: Të vazhdojmë në rrugën e drejtë dhe të përparojmë së bashku!

Xhaferi për nder të Ramazan Bajramit: Të vazhdojmë në rrugën e drejtë dhe të përparojmë së bashku!

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi urim për festën e Ramazan Bajramit, deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe besimtarëve të besimit islam.

“Ramazan Bajrami, uroj të sjellë shëndet, paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirt, në familje, në shtet. Është festë që i bashkon familjet, të afërmit, miqtë, fqinjët ndër shekuj, duke përcjellë mesazhin e vlefshëm se vetëm lumturia e përbashkët sjell lumturi të vërtetë. Është festë e cila nxit solidaritetin dhe forcën shpirtërore te njerëzit për respekt të ndërsjellë, për durim dhe mirëkuptim, si rrugë e vetme drejt paqes së dëshiruar. Prandaj, le të bëjmë vepra të mira, le të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe me dorën e shtrirë ndaj njëri-tjetrit të përparojmë bashkë të gjithë.

Uroj të keni shëndet të mirë dhe forcë për të kryer misionin fisnik që e keni, për të udhëzuar në rrugë të drejtë dhe të ndershme pjesëtarët e konfesionit islam. Ndërsa ne, si politikan, do të mbështesim akoma më fortë ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët, duke plotësuar të drejtat dhe obligimet e çdo një komuniteti, për të vazhduar storjen e suksesshme të shtetit multietnik në rajon, i cili në kohën e sfidave globale u tregua tejet i nevojshëm për familjen e shteteve evropiane. Dhe besoj se do të vazhdojmë kështu drejt rrugës së drejtë.  Gëzuar Ramazan Bajrami!”, ka shkruar Kryeministri Xhaferi në urimin deri te kreu i BFI-së, Fetai. ls/

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR