• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi: Mbledhje e Këshillit për koordinim të shërbimeve të sigurisë për nevojat e procesit zgjedhor

Xhaferi: Mbledhje e Këshillit për koordinim të shërbimeve të sigurisë për nevojat e procesit zgjedhor

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Mbledhja e parë e Këshillit për koordinim të shërbimeve të sigurisë është mbajtur sot në të cilën, ssiç kumtoi kryeministri Talat Xhaferi, është biseduar përparashikime lidhur me nevojën e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.

"Posaçërisht në kontekst të dezinformatave, lajmeve të rrejshme dhe procedurave të mundhme kibernetike ndaj institucioneve të sistemit. U dhanë informata adekuate, parashikime nga institucionet këshilldhënëse dhe së bashku me konkludimet e dhëna janë obligime për institucionet se si të veprojnë më tutje. Në atë kontekst mendoj se jemi në nivel të të asaj që e kemi obligim dhe përgjegjësi për zbatim dhe veprim rreth të gjitha informatave. Le të jenë edhe dezinformata ato, ne jemi të obliguar të vlerësojmë, dhe në instancë të fundit të veprojmë", deklaroi Xhaferi gjatë vizitës së punës në Bogovinë.

Lidhur me akuzat nga opozita se BDI nuk do t'i njohë zgjedhjet apo se po përgytitë skenar për zgjedhje të parregullta, u përgjigj sse ato janë deklarata partiake, ndërsa Qeveria nuk ka nevojë të deklarohet për atë se çka është liri e fjalës.

"Nëse ka elemente në përputhje me veprimin rreth zërave të arritur, institucionet të cilat janë kompetente duhet të veprojnë. Qeveria nuk mund të përzihet  as në veprimin e prokurorisë, as në veprimin e sistemit gjyqësor, ato janë kompetenca të ndara me Kushtetutë dhe me ligj", tha kryeministri Xhaferi. ab/

Foto: printsktin 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR