• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Xhaferi: Do të përfshihen dhe angazhohet të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje adekuate për mësimin në Çashkë

Xhaferi:  Do të përfshihen dhe angazhohet të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje adekuate për mësimin në Çashkë

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Kryeministri teknik i cili sot ka marrë detyrën Talat Xhaferi në lidhje me protestat për shkak të vendimit për formimin e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën në Çashkë, ka theksuar se për momentin nuk mund të thotë se ç'farë do të ndërmarrë konkretisht, por që secili ka të drejtë në atë që i është përcaktuar me ligj. Siç theksoi, do të përfshihen dhe angazhohen të gjitha palët dhe kompetentët që janë në Qeveri për të gjetur një zgjidhje adekuate.

Në lidhje me këtë çështje, do të përfshihen dhe angazhohen të gjitha palët dhe të gjithë kompetentët që janë në Qeveri, për të zbatuar të drejtën.

"Për momentin nuk mund të thuhet konkretisht se ç'farë mund të bëhet nga ana ime si kryeministër që tani po marr detyrën. Por, duke i marrë parasysh të gjitha aspektet dhe ligjet në Kushtetutë, secili ka të drejtë në atë që i takon dhe i lejohet në ligj dhe secili ka obligim t'i zbatojë kompetencat e tij. Në këtë çështje do të përfshihen dhe angazhohen të gjitha palët dhe të gjtiha kompetencat që janë në Qeveri do të kryhen, për të zbatuar ligjin", tha Xhaferi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, gjatë konferencës së sotme për shtyp me ish kryeministrin Dimitar Kovaçevski pas pranim-dorëzimit të funksionit në Qeveri. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR