• e hënë, 23 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE nga dita e premte e deri më 17 qershor me aktivitete në terren me moton "Kjo është Maqedonia, Maqedonia për të gjithë"

VMRO-DPMNE nga dita e premte e deri më 17 qershor me aktivitete në terren me moton
Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE sot në brifing paralajmëroi tribuna dhe tubime të qytetarëve në 12 qytete mbarë shtetin dhe 19 ekipe me gjithsej 200 njerëz, të cilët do të vizitojnë mbi 700 vendbanime.
Aktivitetet partiake të partisë opozitare fillojnë nga kjo e premte me aksione me moton "Kjo është Maqedonia, Maqedonia për të gjithë", që do të zgjasin deri në ditëlindjen e VMRO-DPMNE-së, më 17 qershor.
"Maqedonisë dhe qytetarëve u nevojiten ndryshime dhe u nevojitet ardhmëri, të cilën do ta fitojmë të gjithë së bashku. Së bashku me popullin do ta nxjerrim Maqedoninë nga ky mjerim, ku e sollën LSD-ja dhe BDI-ja dhe bashkarisht do t'i mposhtim", njoftojnë nga VMRO-DPMNE. bsh/
Foto: MIA arkiv
 

QËNDRONI TË LIDHUR