• e hënë, 23 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE: Incidentet e skenuara të Së Majtes janë dramë e dukshme, e dakorduar me BDI-në dhe LSDM-në

VMRO-DPMNE: Incidentet e skenuara të Së Majtes janë dramë e dukshme, e dakorduar me BDI-në dhe LSDM-në

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja sonte kumtoi se incidenti, të cilin e shkaktoi E Majta në Kuvend është i skenuar dhe në të shikon si një dramë të lirë, të dukshme dhe të dakorduar me BDI-në dhe LSDM-në.

"Aq më tepër se koaliconi i pranishëm LSD, E Majta dhe BDI në qytetin e Shkupit prej sot filloi të funksionojë edhe në Kuvend. Me të vërtetë është i çuditshëm reagimi i Së Majtës për Rregulloren, përkundër heshtjes në Kuvend për propozimin francez ose për skandalin me onkologjinë. Në të vërtetë, Apasiev kur nuk ishte për filibastering dhe ishte partner i koaliconit me LSD-në dhe këshilltar i PSP-së, komplotoi që kryetari i kaluar i Kuvendit, Veljanovski të përjashtohet me (citojmë) 'shuplaka, shqelma dhe grushta'", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR