VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!
- Partisë non grata që tashmë e dimë se për kë është fjala, BDI-së, as anketat e manipuluara nuk po ju kryejnë punë. Hapja e shtabit të ri politik në Çair është gabim në hapa sepse nuk duhet të hapin shtabe për partinë që po rrezikon shkatërrimin. Pra, nga BDI-ja ditë e më shumë po largohen aktivistë, votues e funksionarë. E për të qenë edhe më ironik ky veprim, personi që ka iniciuar hapjen e këtij shtabi dyshohet për korrupsion të thellë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:28, 28 janar, 2025
Shkup, 28 janar 2025
Partisë non grata që tashmë e dimë se për kë është fjala, BDI-së, as anketat e manipuluara nuk po ju kryejnë punë. Hapja e shtabit të ri politik në Çair është gabim në hapa sepse nuk duhet të hapin shtabe për partinë që po rrezikon shkatërrimin. Pra, nga BDI-ja ditë e më shumë po largohen aktivistë, votues e funksionarë. E për të qenë edhe më ironik ky veprim, personi që ka iniciuar hapjen e këtij shtabi dyshohet për korrupsion të thellë.
Pra, kjo ngjarje e udhëhequr nga Bujar Osmani, një figurë e diskredituar dhe i përfshirë në skandalin "Pacienti", bëhet simbol i dështimit dhe i krizës morale të kësaj partie. Për më tepër, lidhja e ngushtë e Bujar Osmanit me Artan Grubin e listës së zezë, një tjetër figurë të kontestuar brenda BDI-së non grata, e thellon më tej këtë krizë.
Artan Grubi, tashmë i shpallur non grata nga ShBA-të dhe i cili është arratisur nga drejtësia, përfaqëson degradimin e kësaj partie që dikur pretendonte të ishte përfaqësuese e shqiptarëve. Ky binom i BDI-së non grata Osmani e Grubi është pasqyra e vërtetë e BDI-së. Pra, një gjë nuk duhet të harrojmë që dallimi mes Osmanit e Grubit është vetëm tek vendndodhja e tyre, njëri në arrati e tjetri brenda vendit.
BDI non grata mund të hapë edhe shumë shtabe të tjera, por nuk mund të ndryshojë faktin që kjo parti është e kalbur nga brenda dhe ka humbur besimin e shqiptarëve. Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se kjo strukturë politike nuk është mburojë e të drejtave të tyre, por një mjet për interesa personale dhe klanore.
Në kontrast me degradimin e BDI-së, koalicioni VLEN mbetet e vetmja derë e vërtetë për shqiptarët, që hapet në çdo kohë e për gjithçka. Me një përkushtim të pa kompromis dhe përgjegjësi maksimale, po luftojmë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, me perspektivë, meritokraci e drejtësi.
Hapja e shtabeve të BDI-së nuk është asgjë më shumë se një përpjekje boshe për të maskuar dështimet e njëpasnjëshme dhe për të mashtruar anëtarët e paktë që u kanë ngelur. Shqiptarët meritojnë përfaqësim të denjë, të pastër dhe të vendosur për të mbrojtur të drejtat e tyre – një përfaqësim që vetëm koalicioni VLEN po e ofron.
VLEN është shtabi, konaku, shtëpia, e çatia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Koalicioni "Vlen"
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.