• e shtunë, 23 nëntor 2024

VLEN: Mirë është që Fronti Evropian e kuptoi që është opozitë, VLEN do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët

VLEN: Mirë është që Fronti Evropian e kuptoi që është opozitë, VLEN do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët

Shkup, 1 qershor 2024

Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit. 

Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t'u pasuruar në vend që t'u shërbenin qytetarëve, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas. 

VLEN merr vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë e re dhe do të sigurojë një të ardhme të sigurt për popullin shqiptar. Do të udheheq me Kuvendin e RMV-së dhe me 6 resore minstrore dhe ka legjitimitet të plotë nga shqiptarët. 

Koha e poshtërimeve kombëtare për hir të kënaqjes së ambicieve dhe sedrave personale po merr fund. Kush e kupton tani mirë, kush nuk e kupton do ta kuptojë në zgjedhjet lokale, kur do të dalë në mejdan para votuesve pa keqpërdorime me institucionet e pushtetit ekzekutiv.

Koalicioni VLEN

________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR