• e premte, 22 nëntor 2024

VLEN: Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë!

VLEN: Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë!

Shkup, 13 nëntor 2024

Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë, një nga një! Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës.

E fundit është përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse numri i këshilltarëve shqiptarë në Saraj do të pakësohet në bazë të regjistrimit të vitit 2021, ligj të cilin vetë e kanë votuar.  VLEN demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe dirigjentin e tij, Blerim Qoseto Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që numri i këshilltarëve do të ulet në Komunën e Sarajit, pra sipas tyre Komuna e Sarajit aktualisht ka 23 këshilltarë dhe me ndryshimet e radhës do të ketë 19 këshilltarë. Kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër e pastër. Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë. 

Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë 19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23. Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Qoseto bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e këshilltarëve komunal.

Kujtojmë që, regjistrimi i popullsisë ndodhi kur BDI ishte në pushtet, prandaj për pasojat eventuale të regjistrimit nuk kanë të drejtë të ankohen, sepse kur ishte koha të flasin ata zgjedhën të heshtin. Kjo është një injorancë e paparë deri më tani, në fakt shpalosë injorancën e të frikësuarve nga e vërteta për pavlefshmërinë e vet.

Kujtojmë opinionin se gënjeshtra tjetër që u demaskua është pretendimi i BDI-së se Korridori 8 nuk do të bëhet. Ky korridor do të bëhet edhe atë pa njolla, dhe është prioritet mbi prioritetet e Koalicionit VLEN dhe Qeverisë tonë. Bëjmë apele BDI-së që të gjejnë forma më kreative e të bërit politikë, e jo me gënjeshtra e shpifje.

Gënjeshtra ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm, e gënjeshtrat e manipulimet kanë marrë fund me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet, dhe do t’i demaskojmë gjitha gënjeshtrat që BDI dëshiron t’i plason në opinion.

VLEN ka nevojë për një opozitë konstruktive, jo për një opozitë që vetëm përpiqet të krijojë mjegull dhe konfuzion. VLEN është garanca e shqiptarëve!

VLEN

_________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR