VLEN: Dështimi nuk rikalibrohet, BDI/AKI janë kapitull i mbyllur!
- BDI/AKI nuk e kanë kuptuar dënimin e votuesve në zgjedhjet lokale. VLEN fitoi 10 komuna dhe ua mbylli derën mashtrimeve, PR-truqeve dhe propagandës që për vite i mbante gjallë. Por në vend që të reflektojnë, ata tani po përpiqen ta shesin dështimin si “reformë”, citohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e përcjell në formë integrale.
- Post By Sara Ademi
- 11:32, 9 nëntor, 2025
Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - BDI/AKI nuk e kanë kuptuar dënimin e votuesve në zgjedhjet lokale. VLEN fitoi 10 komuna dhe ua mbylli derën mashtrimeve, PR-truqeve dhe propagandës që për vite i mbante gjallë. Por në vend që të reflektojnë, ata tani po përpiqen ta shesin dështimin si “reformë”, citohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e përcjell në formë integrale.
Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim Bexheti shpallet “reformë”, ndërsa Bujar Osmani flet për “rikalibrim” sikur shqiptarët të kenë harruar kush ishin ata që e kthyen shtetin në pronë të një klike. Kjo nuk është reformë është grimi politik i një partie të vdekur.
BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë. Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën. Epoka e tyre u ka sosur. VLEN është e ardhmja që shqiptarët tashmë e kanë zgjedhur.
VLEN