• e shtunë, 21 dhjetor 2024

VLEN: BDI është parti politike që i harroi shqiptarët

VLEN: BDI është parti politike që i harroi shqiptarët

Shkup, 7 tetor 2024

BDI është parti politike që ka tradhtuar shqiptarët. BDI është parti politike që i harroi shqiptarët, dhe interesohej vetëm për pasurinë e disa njerëzve nga kreu i partisë.

Sot duam të parashtrojmë publikisht pyetjen nëse BDI është e gatshme të përballet me përgjegjësinë për atë që ka punuar vetëm për interes personal të individëve nga kreu i saj.

A është BDI e gatshme që përfundimisht t'i shpjegojë opinionit për dhjetëra e dhjetëra afera dhe skandale që kanë ndodhur në vitet e kaluara.

Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin fëmijë dhe të afërm të njerëzve nga kreu BDI-së dhe LSDM-së?

Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime për studiot e ndryshme të fitnesit dhe klubet sportive nga MEPSO, pa asnjë kriter dhe transparencë?

Ku përfunduan paratë e koncesioneve të ndara për dhjetëra e dhjetëra koncesione për centrale fotovoltaike dhe hidrocentrale që ju ndanë fëmijëve dhe të afërmve të të njëjtëve zyrtarë të qeverisë së mëparshme?

Ku kanë përfunduar paratë e furnizimeve kriminale për mazut në katër sy për nevojat e TEC Negotinë, të kryera me kompani të dyshimta në të kaluarën?

 A do t'ua shpjegojë BDI votuesve të saj, por edhe të gjithë votuesve shqiptarë se ku kanë përfunduar paratë e marra nga njerëzit tanë në qindra vendet e bixhozit që i hapën gjatë mandateve të tyre?

A do të tregojë BDI se për interesat dhe llogarinë e kujt punonte kompania Eurovia, e cila fitonte të gjithë tenderët në disa ministri të udhëhequra nga kuadro të BDI-së?

Me qëllimet më të mira, u dërgojmë një mesazh BDI-së që të angazhohen për pastrimin e oborrit të vet. Qytetarët kërkojnë përgjigje për të gjitha krimet e ndodhura në vitet e fundit.

 Votuesit dërguan porosi të qartë. Ata nuk duan të shohin dhe të dëgjojnë nga njerëz që dëshmuan se i intereson vetëm pasurimi i tyre.

Është mirë që BDI më në fund pranoi se është opozitë.

Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët të jenë të kënaqur dhe të dinë se pushteti po punon për interesin e tyre.

Koalicioni VLEN

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR