• e premte, 05 dhjetor 2025

Vizitë e Zëvendësministrit Iseni në SPB Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Vizitë e Zëvendësministrit Iseni në SPB Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

 Kumanovë, 12 qershor 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot, në kuadër të aktiviteteve të tij të punës, vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç, ku nga udhëheqësia u informua për aktivitetet që po ndërmerren në territorin e Kumanovës.

"Në takim u theksua se situata e sigurisë në të gjithë rajonin është stabile. Ata diskutuan gjithashtu aktivitetet aktuale, lëvizjen e krimit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballen në aspektin e mungesës së mjeteve materiale dhe teknike dhe burimeve të pamjaftueshme njerëzore", bënë të ditur nga MPB-ja.

Në takim, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni theksoi se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kapacitetet e SPB Kumanovë në përputhje me nevojat e sektorit. 

 Foto: MPB



QËNDRONI TË LIDHUR