• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Viz Er" dhe "Lufthanza" parashtruan kërkesa për mbështetje financiare për vendosje të linjave të reja ajrore

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve u hapën kërkesat për mbështetje të financuar për vendosje të linjave të reja ajrore nga dy aeroportet, Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe aeroporti "Shën Apostoli Pal" në Ohër. Në konkursin publik i cili zgjati prej 1 marsi 2023 deri më 31 mars 2023 dokumentacion parashtruan dy kompani ajrore: "Viz Er" dhe "Lufthanza".

Siç informon Ministria, Komisioni i përbërë nga anëtarë prej disa institucioneve shtetërore në periudhën në vijim do të bëjë evaluim të ofertave të parashtruara, në pajtim me kriteret e caktuara në konkursin publik.

Konkursi publik për subvencionim të linjave të reja ajrore ishte shpallur në pajtim me politikat e kushteve të drejta dhe konkurruese në pajtim me rregullativën e Bashkimit Evropian.

"Mbështetja financiare ka për qëllim nxitje dhe zhvillim të komunikacionit ajrpr në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të zhvillimit cilësor të aviacionit civil, formim të çmimeve më konkurruese dhe më të kapshme të biletave që drejtpërdrejtë nënkupton destinacione të reja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut", thekson Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR