Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë
- Shkup, 11 tetor 2025
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:07, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025
Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Gostivar, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, paraqiti vizionin e tij ekonomik për shpëtimin e qytetit nga zbrazja demografike dhe stagnimi ekonomik. I rrethuar nga karrige bosh – simbol i emigrimit masiv – Ademi theksoi se “ky është realiteti i dhimbshëm që po e përjeton Gostivari çdo ditë”, theksohet në komunikatën e pres shërbimit të kandidatit, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
“Sot ju drejtohem i rrethuar nga karrige bosh – një simbol i fuqishëm i një realiteti të dhimbshëm: Gostivari po zbrazet, po shuhet ngadalë. Kjo nuk është retorikë parazgjedhore, por një fakt i pamohueshëm”, deklaroi Ademi.
Sipas tij, mbi 30 mijë qytetarë e kanë lënë komunën gjatë viteve të fundit, që përbën rreth 37% të popullsisë më aktive.
“Nëse ky eksod vazhdon, Gostivari rrezikon të kthehet në një qytet fantazmë brenda dhjetë viteve të ardhshme”, paralajmëroi ai.
Ademi theksoi se emigrimi nuk është vetëm çështje sociale, por një humbje e madhe ekonomike për qytetin.
“OECD vlerëson se kushton rreth 50 mijë euro për ta rritur një person deri në moshën 21-vjeçare. Vetëm nga emigracioni, Gostivari ka humbur rreth 1.5 miliardë euro në dy dekadat e fundit”, tha ai.
“Të pastrojmë Gostivarin nga korrupsioni, jo vetëm nga mbeturinat”
Kandidati i pavarur vuri theksin te nevoja urgjente për ndryshim rrënjësor në administratë dhe ekonomi:
Plani Ekonomik me 5 Pika
Në vijim të konferencës, Ademi prezantoi Planin Ekonomik me 5 pika për ringjalljen e ekonomisë lokale:
1. Gostivar Start-Up Hub – Platforma më e madhe e ndërmarrësisë në Ballkan, me qira falas dhe mbështetje për start-up-et lokale.
2. “Engjëjt e Gostivarit” – Program që lidh diasporën me ndërmarrësit vendas për investime të përbashkëta.
3. Qendra për Mbështetjen e Bizneseve Lokale – Me fokus në trajnime, certifikime dhe promovimin e produkteve “Made in Gostivar”.
4. Zona Industriale “INO-VAR” – Hapësirë e dedikuar për investime të huaja dhe vendase me potencial punësimi.
5. Paketa “Investo në Gostivar” – Lehtësime tatimore dhe administrative për bizneset që punësojnë të rinj.
“Ndryshimi është në duart e qytetarëve”
Në fund të konferencës, Ademi dërgoi një mesazh shprese për qytetarët:
“Duke e pastruar Gostivarin nga mbeturinat, qentë endacakë dhe korrupsioni, ne do të krijojmë vende pune të mirëpaguara dhe do t’u japim të rinjve një arsye për të qëndruar. 19 Tetori do të jetë dita e kthesës për Gostivarin – një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Ndryshimi është në duart tuaja.”
Në fund të konferencës, Ademi dërgoi një mesazh shprese për qytetarët:
“Duke e pastruar Gostivarin nga mbeturinat, qentë endacakë dhe korrupsioni, ne do të krijojmë vende pune të mirëpaguara dhe do t’u japim të rinjve një arsye për të qëndruar. 19 Tetori do të jetë dita e kthesës për Gostivarin – një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Ndryshimi është në duart tuaja.”