• e premte, 27 shtator 2024

Vinisiusi u kthehet stërvitjeve

Vinisiusi u kthehet stërvitjeve

Madrid, 26 shtator 2023 (MIA) – Futbollisti i Real Madridit, Vinisius Zhunior deklaroi se u është rikthyer stërvitjeve të skuadrës.

Vinisius ka postuar një fotografi nga stërvitja ku ka shkruar: "Jam gati!"

Më herët, trajneri i Real Madridit, Ançeloti ka njoftuar për rikuperimin e plotë të Vinisiusit.

Njëzet e tre vjeçari brazilian nuk ka luajtur që nga 25 gushti pas lëndimit të marrë në ndeshjen e xhiros së 3-të të La ligës me Selta Vigon (1:0).

Është kumtuar se Vinisiusi do të përfshihet në formacion për ndeshjen e Real Madridit kundër Las Palmasit të planifikuar për nesër në orën 19:00. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR