Vinisiusi mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit dimëror, klube të Premier ligës të interesuar për brazilianin
- Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Zhunior, mund ta ndërrojë klubin në afatin kalimtar dimëror.
- Post By Fami Bajrami
- 12:06, 24 nëntor, 2025
Madrid, 24 nëntor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Zhunior, mund ta ndërrojë klubin në afatin kalimtar dimëror.
Sipas mediave spanjolle, 25-vjeçari Vinisius nuk ka arritur të merret vesh për vazhdimin e kontratës me klubin madrilen, gjë që ka çuar në interes nga Mançester Siti, Çellsi dhe disa klube nga Arabia Saudite.
Vinisiusi luan për Real Madridin që nga viti 2018. Në sezonin 2025/26, braziliani luajti 17 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar pesë gola dhe katër asiste.
Me Real Madridin, Vinisiusi fitoi tre tituj në ligën spanjolle, një Kupë të mbretit, tre Superkupa të Spanjës dhe dy Liga të kampionëve, një Superkupë UEFA dhe një Kupë të botës për Klube FIFA.
Kontrata e lojtarit me "Los blankos" është e vlefshme deri në fund të qershorit 2027.
Foto: EPA