• e mërkurë, 26 qershor 2024

Vinisius: Unë jam tifoz i madh i talentit të Belingemit

Vinisius: Unë jam tifoz i madh i talentit të Belingemit

Madrid, 15 maj 2024 (MIA) - Futbollisti i Real Madridit, Vinisius Zhunior foli për raportin e tij me bashkëlojtarin Xhud Belingem.

"Unë jam tifoz i madh i talentit të Belingemit. Kam bërë gjithçka që kam mundur që ta detyroj të na bashkangjitet. Shpresoj se Xhud do të vazhdojë të shënojë gola dhe do të bëhet golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll. Kemi relacion të shkëlqyeshëm. Të dy jemi të lumtur në Real Madrid", deklaroi Vinisius për "Madrid Zone".

Belingem arriti në Real Madrid nga Borusia Dortmundi në vitin 2023. Këtë sezon për madrilenët ka luajtur 40 ndeshje, në të cilat shënoi 23 gola dhe realizoi 12 asistime.

Real Madridi këtë sezon e siguroi titullin në La Liga, ndërsa më 1 qershor do të luajë kundër Borusia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR